Regjistrimi

HM Shqipëri 2018
28 Nëntor- 2 Dhjetor,  Shqipëri

History Makers Shqipëri

28 Nëntor - 2 Dhjetor, 2018

“History Makers” ka si qëllim trajnimin e të rinjve të krishterë dhe të shohë ndryshim në jetët e tyre.

Ne besojmë fort  se Zoti ka një plan për brezin e drejtuesve të rinj të krishterë; e se ka vendosur në zemrat e tyre një pasion, kreativitet dhe përkushtim ndaj ungjillit, për të sjellë Shqipërinë para këmbëve të Jezus Krishtit.

Udhëtimi i History Makers konsiston në një periudhë 6 ditore, ku të rinjtë në moshën 18-30 vjeç, fokusohen në ndërtimin e themeleve të forta në marrëdhënien e tyre me Perëndinë dhe me njeri-tjetrin.

Në këtë udhëtim marrin pjesë më shumë se 35,000 të rinj nga 25 vende të ndryshme të globit.

Shënoni kalendarin për datat 28 Nëntor- 2 Dhjetor, 2018!

Bëhuni pjesë e gjeneratës që është në zjarr për Krishtin!

Koha e Qetë me Perëndinë

Perëndia kërkon burra dhe gra të dedikuar të cilët drejtohen nga një marrëdhënie intime me Perëndinë.

Pasioni për të Korrat

Perëndia kërkon burra dhe gra të cilët kanë një pasion për njerëzit që janë pa Krishtin. Jezusi erdhi për ata që ishin të humbur. Perëndia dëshiron që të gjithë të preken nga fuqia jetë-ndryshuese e Ungjillit.

Drejtimi Vizionar

Perëndia kërkon burra dhe gra, të cilët janë të përkushtuar biblikisht për të shpallur vizionin, vendosur qëllime që mobilizojnë trupin e Krishtit dhe që tejkalojnë vështirësitë për të arritur kombet për Jezusin

Ungjillizim në përshtatje me kulturën

Perëndia kërkon burra dhe gra që jetojnë dhe ndajnë Ungjillin me njohuri ndaj kulturës në fjalë, ndjeshmëri e fuqi, në mënyrë që, e vërteta e përjetshme e Ungjillit të kuptohet dhe të përqafohet nga çdo kulturë e botës.

Shumëfishimi i drejtuesve

Perëndia kërkon burra dhe gra që dishepullizojnë, trajnojnë dhe mentorojnë drejtues të tjerë, që do të bëhen lider të liderave e në mënyre efektive do të trajnojnë të tjerë.

Prioriteti për familjen

Perëndia kërkon burra dhe gra të cilët kanë bindjen se familja është themeli ndërtues i Perëndisë për shoqërinë, dhe të cilët e kanë prioritet familjen e tyre.

Administrimi Besnik

Perëndia kërkon burra dhe gra të cilët janë shërbëtorë dhe administrues besnik të financave, kohës, dhe dhuntive frymore, në jetët e tyre personale dhe në drejtim, në mënyrë që njerëzit të ndikohen nga Ungjilli.

Integriteti

Perëndia kërkon burra dhe gra me integritet, të cilët jetojnë jete të shenjta dhe janë përgjegjës para Perëndisë dhe trupit të Krishtit. Integriteti përlëvdon emrin e Perëndisë, na mbron nga rrëzimi dhe na inkurajon të rritemi.

Informacion HM Shqipëri, 2018

  • Ku dhe Kur?

    Ku dhe Kur?

    Në datat 28 Nëntor- 2 Dhejtor
    Vila Gersina, Golem

  • Kush mund të marrë pjesë?

    Kush mund të marrë pjesë?

    Të rinj të Krishterë nga mosha 18 deri ne 30 vjeç; të apasionuar për Perëndinë.

  • Kosto Monetare

    Kosto Monetare

    3500 Lek

Dëshmi personale

HM Shqipëri

Angjelos Shkurti, HM 2016

"Një konferencë mbresëlënëse dhe jetë-ndryshuese. Një udhëtim që më shtyu të afirmoj dhe të konfirmoj atë që Perëndia më ka vënë në zemër që prej shumë kohësh.
Një udhëtim sfidues për jetën time me Perëndinë dhe tejet inkurajues për të pare vëllezër dhe motra në besim, lidera të rinj për Krishtin!"

Evi Grillo, HM 2015

"E gjithë konferenca ishte bekim, çdo sesion, çdo person që foli dhe ndau me ne. E gjithë kjo më ka bërë të shikoj shumë gjëra ndryshe. Më ka bërë të kuptoj që marrëdhënia ime me Zotin është prioritet e që çdo gjë tjetër vjen në vijë vetë."

Aldi Xhafa, HM 2017

"Nje udhetim vertet jete-ndryshues. Me beri te kuptoj shume qarte nevojen e domosdoshme per te pasur nje marredhenie intime me Perendine, si dhe rendesine e te sherbyerit me pasion dhe vizion te qarte nga Zoti."

>>

Kontakt

Regjistrimi:

28 Nëntor- 2 Dhjetor,

Shqipëri

Ina Yzeiraj

HM coordinator in Albania